E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Spahiu në Spitalin Onkologjik: Udhëzues i ri për lehtësimin e procedurave për pacientët, bordet e tumorëve edhe në spitalet rajonale

Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.

Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Reklamë

“Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj”, u shpreh Spahiu.

Ministrja njoftoi gjithashtu synimin për ngritjen e bordeve të tumorëve në spitalet rajonale që disponojnë kapacitetet e nevojshme, për ta afruar vlerësimin multidisiplinar sa më pranë pacientit.

“Po punojmë që, aty ku kemi kirurgë, onkologë dhe kapacitetet e nevojshme, të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët, kur është e mundur, të mos jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT”, theksoi ministrja Spahiu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.