​Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës

6 Tetor 2026 | 09:04

Franca është përgatitur për protesta të mëdha të martën, pasi organizatorët bënë thirrje për një ditë veprimi mbarëkombëtar në mbështetje të studentëve që kërkojnë më shumë investime në arsim.

Kjo vjen pas një jave demonstratash, ku studentët bllokuan qindra shkolla, të paktën 190 studentë u plagosën dhe më shumë se 5,000 njerëz u arrestuan, shkruan BBC.

Një studenti iu pre dora gjatë një konfrontimi të hënën, ndërsa një tjetër thuhet se u godit në kokë nga një granatë gazi lotsjellës javën e kaluar.

Kryeministri i Francës tha se qeveria kishte njoftuar masa për të adresuar kërkesat e tyre, por Unioni Syndicale Lycéenne (USL), një organizator kryesor i protestave, tha se qeveria nuk kishte ofruar “asgjë konkrete”.

Organizata u bëri thirrje njerëzve të bashkohen me mobilizimin e tyre të martën përballë “këtij bllokimi politik dhe asaj që ne e përshkruajmë si shtypje të pashembullt të lëvizjes”.

Disa organizata të tjera kanë treguar gjithashtu mbështetjen e tyre për studentët, me sindikatën e mësuesve SNES-FSU që u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të bashkohen me protestën e së martës.

Kryetari i partisë së majtë radikale La France Insoumise (LFI), Jean-Luc Mélenchon, i përshkroi protestat si “lëvizja më e fuqishme e të rinjve të shkollave të mesme dhe studentëve të universitetit” që nga viti 1968 – një vit trazirash të mëdha, të cilat panë miliona punëtorë të hynin në grevë.

Vala e demonstratave filloi në shtator në Paris dhe është përhapur në të gjithë vendin, me studentët që protestojnë për një sërë çështjesh, duke përfshirë klasat e mbipopulluara, ndërtesat e rrënuara dhe mungesën e mësuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nga gazetarët lidhur me situatën në Rusi ku dyshohet se është përhapur murtaja pas vdekjes së një punonjëse laboratori....
22:41 | 05/10/2026

Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet

Një shënim që paralajmëronte për eksplozivë u gjet të hënën në një aeroplan të AJet që fluturonte nga Ankaraja për në Sanliurfa në Turqinë juglindore....
22:15 | 05/10/2026

“Kemi lidhje të forta”! Rubio: Greqia është aleat shumë i rëndësishëm i SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar Greqinë një aleat shumë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, duke vënë në dukje lidhjet e...
22:04 | 05/10/2026