Veteranët e UÇK organizojnë sot protestë në sheshin e Prishtinës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) bën thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës, me kërkesën për miratimin e Projektligjit me ndryshime të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas njoftimit, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve që të mblidhen në sheshin e Prishtinës, duke theksuar se duhet të jenë të bashkuar dhe me dinjitet.
“Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Ndërkohë, zhvillimet e ditës së hënë ishin tensionuese me protesta (ndërhyrje nga policia me gaz-lotsjellës) në Prishtinë deri në orët e vona nga u kërkua që të votohet edhe në Leximin e dytë Projektligji për ndryshimet e Ligjit për Specialen. Dje, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me 91 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim Projektligji për ndryshimet e Ligjit për Specialen.
Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
Përballja në NOW, kryebashkiaku i Divjakës: Maznik, mos e voto reformën, Kreu i Komisionit: E ke gabim
“Harta e re bëhet për zgjedhjet lokale”, Sulo-Maznikut: Rregullat i caktoni ju
- 09:04 Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
- 22:41 Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta
- 22:35 Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj
- 22:33 Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve
- 22:31 Mazniku: Reforma Territoriale nuk është elektorale, kundërshtimet më të forta kanë ardhur nga socialistët
- 22:19 Përballja në NOW, kryebashkiaku i Divjakës: Maznik, mos e voto reformën, Kreu i Komisionit: E ke gabim