Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Platacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

    Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen: Kisha frikë mos më vriste vajzën

    Lufta/ Ukraina intensifikon sulmet ndaj Moskës, lëshon 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen: Kisha frikë mos më vriste vajzën
    Aktualitet

    Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen: Kisha frikë mos më vriste vajzën

    October 6, 2026
    Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen: Kisha frikë mos më vriste vajzën

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij, e cila ndodhej brenda.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një burrë i maskuar hyri në piceri dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Pronari i picerisë, Zelal Selimi, ndodhej jashtë lokalit kur kuptoi se grabitësi po kërcënonte vajzën e tij.

    “Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për të kapur thikën, që ai të mos e vriste vajzën time”, ka treguar Selimi për një televizion lokal.

    Sipas tij, thika ndodhej vetëm 40-50 centimetra larg kokës së vajzës, e cila kishte nisur të bërtiste: “Një thikë, një thikë!”.

    Selimi u përlesh me grabitësin, duke arritur t’ia merrte thikën. Grabitësi më pas u largua nga piceria, ndërsa shqiptari e ndoqi jashtë.

    Autori tentoi të arratisej me një skuter elektrik, por u ndalua pak më vonë nga një polic që nuk ishte në detyrë. Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, në pranga përfundoi një 36-vjeçar serb nga rajoni.

    Gjatë përleshjes, Selimi pësoi lëndime të lehta në të dyja duart.

    “Jemi të tronditur, ishte shumë e frikshme”, ka deklaruar ai.

    Vajza e tij ka thënë se ndërhyrja e babait ishte vendimtare për shmangien e një tragjedie.

    “Për fat të mirë, babai im arriti ta zgjidhte situatën, sepse kur mbërriti policia, mund të kishte ndodhur tashmë një masakër”, është shprehur ajo.

    Rasti po hetohet nga autoritetet zvicerane. Policia po verifikon gjithashtu nëse grabitja e picerisë ka lidhje me një tjetër grabitje të armatosur të ndodhur pak ditë më parë në një furrë buke në zonë, ku autori kishte përdorur gjithashtu një thikë dhe kishte mundur të largohej me paratë.

    dëshmi dëshmitar emigrantë shqiptarë grabitje grabitje me armë grabitje në Zvicër hetim kërcënim krim kronikë piceri polici pronar picerie pronar shqiptar shqiptarë në Zvicër siguria vajza Zvicër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Platacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

    October 6, 2026

    Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen: Kisha frikë mos më vriste vajzën

    October 6, 2026

    Lufta/ Ukraina intensifikon sulmet ndaj Moskës, lëshon 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar

    October 6, 2026

    Vijojnë punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, Rama: Qyteti do ketë hapësirë sportive moderne

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.