Dita vendimtare për zgjedhjen e presidentin në Kosovë, tensione jashtë Kuvendit për Specialen
Kuvendi i Kosovës hyn në një ditë vendimtare politike, ndërsa deri në mëngjes nuk ishte paralajmëruar asnjë mbledhje e komisioneve parlamentare apo seancë plenare.
Kjo ndodh pikërisht më 6 tetor, kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Gjykata Kushtetuese kishte sqaruar se afati 60-ditor për këtë proces nisi më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.
Në të njëjtën kohë, mbetet i papërfunduar edhe procesi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kuvendi i miratoi ndryshimet në lexim të parë më 5 tetor, por projektligji duhet të kalojë edhe procedurat e tjera parlamentare përpara votimit përfundimtar.
Megjithatë, gjatë ditës mund të ketë thirrje për seancë të jashtëzakonshme.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë thirrje që të votohen të dyja çështjet: presidenti i ri dhe ndryshimet në ligjin për Specialen.
“Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë presidentin dhe e votojmë projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim – t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, shkroi Qorrolli në Facebook.
Ai paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Debati për presidentin dhe ndryshimet për Specialen është lidhur ngushtë gjatë ditëve të fundit. PDK-ja ka kërkuar që ndryshimet ligjore të miratohen përpara zgjedhjes së presidentit, ndërsa LVV-ja ka insistuar që presidenti të zgjidhet fillimisht.
Ndërkohë, protestat pritet të vazhdojnë edhe gjatë së martës. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës për të kërkuar përfundimin e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Një ditë më parë, protestat para Kuvendit u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas Policisë së Kosovës, gjashtë efektivë u lënduan, 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dhe tre protestues u shoqëruan në stacion.
Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
Veteranët e UÇK organizojnë sot protestë në sheshin e Prishtinës
Përballja në NOW, kryebashkiaku i Divjakës: Maznik, mos e voto reformën, Kreu i Komisionit: E ke gabim
- 09:09 Kapitulli i ardhshëm i Ronaldos, çfarë e pret pas kualifikimit të Portugalisë?
- 09:04 Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
- 08:05 Veteranët e UÇK organizojnë sot protestë në sheshin e Prishtinës
- 22:41 Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta
- 22:35 Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj
- 22:33 Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve