Sekreti hetimor dhe transparenca/ Avokati Reçi: Gazetari nuk ka detyrim ligjor ta ruajë, përgjegjësia është e institucioneve

08:57, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në SYRI TV, avokati Klodian Reçi u ndal te ndryshimet e propozuara në procedurën penale dhe ndikimi i tyre te transparenca e proceseve të drejtësisë dhe puna e medias.

Reçi theksoi se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet, por kundërshtoi çdo përpjekje për t’i ngarkuar gazetarit përgjegjësinë për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ai tha se detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit i takon prokurorisë, gjykatës, avokatit dhe subjekteve të tjera të procedimit penal, ndërsa gazetari nuk mund të bëhet përgjegjës për një detyrim që nuk i ngarkohet nga ligji.

“Kush e ka detyrimin ligjor të ruajë sekretin hetimor? Nuk e ka gazetari”, u shpreh Reçi.

Ai vuri theksin te nevoja për të ruajtur interesin publik për informim dhe transparencën, duke argumentuar se çdo kufizim ndaj medias duhet të vendoset në raport me të drejtën e publikut për të mësuar se çfarë ndodh në një proces hetimor apo gjyqësor.

Pjesë nga intervista:

Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që e gjithë lufta, jo vetëm e gazetarëve, por në përgjithësi e proceseve të drejtësisë, ka qenë për të pasur një standard sa më afër të pranueshmes, të një logjike normale.

Me këtë dua të them se nuk ka kaluar pa sakrifica edhe në çështjen e transparencës, që është A-ja. Transparenca dhe publiciteti i një procesi gjyqësor, i një procedure ligjore, i një hetimi, sepse nënkupton kontrollin që bën syri i publikut, që është vlerësuesi final që një sjellje e caktuar është shkelje e ndëshkueshme.

Po të ecim pak në mënyrë perspektive dhe të kuptojmë që neni me të cilin bëhen këto ndryshime, në një moment kaq kritik të Shqipërisë, në një moment ku të gjitha raportet për zbatimin e të drejtave të njeriut janë në negativitet në Shqipëri, një sërë vendimesh të Gjykatës së Strasburgut, pra ta bëj pak sa më të prekshme për publikun, sepse këto ndryshime janë shumë specifike, që prekin shumë elemente, të cilat, mes transparencës, të gazetarëve.

Kemi disa vendimmarrje të Gjykatës së Republikës së të Drejtave të Njeriut që i ka dhënë një mbrojtje ligjore gazetarisë dhe veçanërisht gazetarisë investigative, si një nga mënyrat për të siguruar edhe për të luftuar korrupsionin politik, por njëkohësisht transparencën me publikun.

Nëpërmjet këtyre mekanizmave kufizues që të këtij ligji, që është për konsultim publik, të gjithë juristët bashkohemi në një zë që: së pari, prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet. Do të thotë, një person nuk mund të thuhet se është fajtor vetëm nga fakti që lajmet janë bërë publike, nga fakti që personi u arrestua, dhe për të hequr të gjithë atë aureolën, për sa kohë që një lajm bëhet publik, automatikisht personi është fajtor. Absolutisht, edhe gazetarët janë pro kësaj, që respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë është i domosdoshëm.

Nga ana tjetër, nuk mund të ngarkosh përgjegjësi absolutisht asnjë profesionist të së drejtës, qoftë dhe gazetarin, për ruajtjen e sekretit hetimor. Pyetja juridike, ligjore është: kush e ka detyrimin ligjor të ruajë sekretin hetimor?

Nuk e ka gazetari, e ka prokurori, gjykata, e ka avokati; këto subjekte që janë pjesë e një procesi, të një procedimi penal.

Po t’i vendosim në një balancë, ku do të shkojë më shumë interesi publik: për të marrë informacion, për të dhënë informacion se çfarë ka ndodhur, apo nga ana tjetër ekskluzivi i materialeve që quan sekret?

Tani, diskutimi ligjor është se ti, në asnjë rast, nuk mund t’ia kërkosh gazetarit të ruajë sekretin hetimor, të mos publikojë, sepse nuk është përgjegjësia e tij. Gazetari siguron, qoftë edhe në mënyra të paligjshme, pak rëndësi ka; e rëndësishme është që ti nuk mund të vendosësh filtër kufizues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco