30 vite pa rrugë, banorët e lagjes Kala në Pogradec protestojnë: Në dimër i marrim fëmijët në krahë
“Rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve”. Kështu e...
“Rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve”. Kështu e...

“Rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve”. Kështu e përshkruajnë banorët e lagjes 4 “Kala” në Pogradec rrugën që lidh banesat e tyre me pjesën tjetër të qytetit. Prej rreth 30 vitesh, sipas tyre, në këtë aks nuk është kryer asnjë ndërhyrje, ndërsa reshjet e shiut, bora dhe rrëshqitjet e dherave e bëjnë situatën edhe më të vështirë.
Banorët thonë se kanë bërë kërkesa dhe peticione të vazhdueshme pranë bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, por deri tani, sipas tyre, kanë marrë vetëm premtime. Tashmë, në prag të dimrit, ata kërkojnë ndërhyrje emergjente. Dhjetëra familje në lagjen 4 “Kala” të Pogradecit thonë se prej vitesh përballen me të njëjtin problem.
Rruga që kalon pranë banesave të tyre nuk është e asfaltuar dhe, sipas banorëve, nuk ka njohur investim prej dekadash. Ata thonë se problematika bëhet veçanërisht e rëndë gjatë reshjeve, pasi uji zbret nga pjesët e sipërme të Kalasë dhe përshkon rrugën, duke e kthyer atë në një terren të vështirë për këmbësorët dhe automjetet.
“Ne jemi banorët e lagjes 4 Kala, Pogradec. Shqetësimi ynë është rruga këtu, mos e them rrugë automobilistike, por rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve. Kemi bërë kërkesa shumë ndaj bashkisë, kemi bërë edhe peticione, edhe Këshillit Bashkiak i kemi bërë, por prej 30 vitesh këtu nuk është hedhur një lopatë me dhe, një lopatë me rërë. Kjo është një lagje me shumë banorë, 20 e ca familje, dhe është e kalueshme edhe nga turistët. Këtu vijnë turistët dhe janë rrëzuar me motorë që i kemi ndihmuar ne. Para tri ditësh u shkatërrua një makinë këtu e një çifti gjerman, e kemi ndihmuar. Makinat që janë të larta vijnë këtu, të tjerat janë poshtë.”
Banorët thonë se në ditët me borë apo ngrica detyrohen të lënë automjetet në pjesën e poshtme të lagjes dhe të vazhdojnë rrugën në këmbë. Për fëmijët, situata, sipas tyre, është edhe më e vështirë, pasi terreni i rrëshqitshëm ka shkaktuar edhe rrëzime.
“Rruga është shumë e rrezikshme në rast reshjesh shiu, që vijnë të gjithë lumenjtë e Kalasë dhe shkojnë tek Enkelana. Në dimër kjo është një lagje e lartë që mbushet me dëborë, bëhet me akull, është shumë e rrezikshme për fëmijët e shkollës, për pleqtë, për gratë. Neve në dimër i marrim fëmijët në kurriz e i çojmë në shkollë. Shumë fëmijë këtu janë rrëzuar, bile një fëmijë, një nipi im ka ndenjur dy muaj pa vajtur në shkollë se u rrëzua. Peticionin e fundit e kemi çuar në bashki dhe në Këshillin Bashkiak me datën 15 dhjetor të vitit 2025. Premtimi i tyre ka qenë ‘do ta rregullojmë, do ta bëjmë’, por asnjë gjë deri tani nuk është bërë. Ne kërkojmë me ngulm që kjo rrugë të bëhet, se është shumë e rrezikshme.”
Një tjetër problem i ngritur prej tyre është aksesi i mjeteve të emergjencës. Sipas banorëve, në rast sëmundjeje, aksidenti apo një situate tjetër emergjente, automjetet e ambulancës apo mjeteve të tjera e kanë të vështirë të ngjiten në këtë pjesë të lagjes.
“Sot ne protestojmë, duam vetëm rrugën, asgjë tjetër. Po të na kishin bërë rrugën këtu 30 vjet përpara, ne do të ishim shumë të kënaqur. Në qoftë se ka nevojë ndërtuesi që ta marrë këtë rrugë, ta bëjë objektin, t’i hapë gardhet ku i duhet vendi, ta zgjerojë rrugën, ta bëjë me dy kalime. Te shtëpia ime ka rënë dheu. Atje edhe gjysmë metri përpara nuk kalon më, nuk ekziston makina në Kala. Kanë rrëshqitur dherat, rrezikon makinat që kalojnë. Rrezikon njerëzit, jetën e njerëzve, fëmijëve që kalojnë me këmbë. Unë kam banesën, shtëpinë, dhe mbrapa shtëpisë sime është bërë katastrofë, më rrezikohet edhe banesa.”
Sipas banorëve, në rast të reshjeve të dendura, situata mund të bëhet edhe më e rëndë, pasi rruga mbushet me ujë dhe baltë, ndërsa në dimër bora dhe ngricat e vështirësojnë edhe më tej lëvizjen.
“Ne protestojmë për rrugën. Jemi e gjithë lagjja që jemi ngritur dhe protestojmë vetëm për rrugën, duam rrugën. 25 vjet kemi ne që jetojmë këtu. Ka familje të tjera që kanë mbi 35 vjet që jetojnë këtu dhe as është marrë asnjë masë sigurie për rrugën tonë. Mjetet tani në verë edhe bëjnë si bëjnë, po në dimër? Jemi në prag dimri dhe presim të rregullohet rruga. Çdo thirrje e jona ka rënë në vesh të shurdhër. Vijnë të huaj, pyesin dhe kthehen sepse rruga është katastrofë. Kemi pleqëri në shtëpi, kemi fëmijë, ku do të shkojmë? Si bëjmë me të sëmurët? Ne e dimë. I marrim në krahë, me çfarë të mundemi, që t’i nxjerrim në rrugë. Kur bie shi çdo gjë përmbytet. I kemi edhe me filmime se si shkon uji në rrugën tonë.”
Në mbështetje të banorëve është edhe këshilltari i pavarur në Bashkinë Pogradec, Arbër Male, i cili thotë se ndodhet përballë një problemi të njohur dhe se përgjegjësia e tij është e dyfishtë, si banor i lagjes dhe si anëtar i Këshillit Bashkiak.
“Në fakt, unë kam përgjegjësi të dyfishtë, pasi jam edhe banor i kësaj lagjeje, por edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak. I bashkohem zërit të këtyre banorëve pasi është një problem real. Rruga, siç e thanë banorët, kjo lagje vuan gjithashtu edhe nga shërbimet, por edhe pastrimi nuk bëhet ashtu siç duhet. Shpresoj që ky apel i këtyre banorëve të shkojë në veshin e duhur dhe unë gjej rastin t’i drejtohem kryetarit të bashkisë, zotit Ilir Xhakolli, që të mbajë premtimin që u ka dhënë këtyre banorëve. Pasi në zgjedhjet e kaluara u është premtuar që do të bëhet rruga, sistemimi i ujërave dhe kjo rrugë do të jetë pjesë e planit apo e rijetëzimit edhe të lagjes Kala, por edhe Kalasë së qytetit.”
Krahas shqetësimit për infrastrukturën, këshilltari e sheh rehabilitimin e rrugës edhe si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, e cila ka një pozicion panoramik mbi qytetin dhe liqenin e Pogradecit.
“Ka ardhur një peticion që në vitin 2025, të gjithë banorët i janë drejtuar me një peticion Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të bashkisë, por deri më sot askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Madje askush nuk ka ardhur dhe ta shikojë rrugën, të flasë me banorët dhe të dëgjojë hallet dhe shqetësimet e tyre. Shpresoj që menjëherë pas kësaj proteste dhe këtyre intervistave, pushteti lokal do të zbresë në terren. Po të shikojmë që pak më lart kemi edhe shembje të rrugës, që besoj që këtë dimër kjo rrugë nuk do të jetë më e aksesueshme jo vetëm për banorët, por as për turistët e shumtë. Kjo lagje ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik në qoftë se do të bëhet rruga, do të sistemohen të gjitha gardhet. Shumë prej këtyre shtëpive mund të kthehen shumë mirë edhe në bujtina, edhe në atraksione turistike. Apeli im i drejtohet Këshillit Bashkiak, kryetarit të bashkisë, institucioneve vendore dhe qendrore që të vijnë dhe t’ua zgjidhin problemin këtyre banorëve dhe kësaj lagjeje, pasi është nga lagjet më të bukura, më panoramike të qytetit tonë.”
Banorët e lagjes 4 “Kala” thonë se nuk duan më premtime, por ndërhyrje konkrete. Ata kërkojnë që rruga të sistemohet përpara se reshjet e dimrit ta bëjnë edhe më të vështirë situatën, ndërsa kërkojnë zgjidhje edhe për ujërat e shiut, shembjet dhe pastrimin e zonës. Pas vitesh kërkesash dhe një peticioni të depozituar pranë institucioneve vendore, banorët thonë se tashmë presin që shqetësimi i tyre të marrë një përgjigje konkrete në terren./ CNA
Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dh...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër sulmin ndaj...
Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet në Bas...
Një ndryshim tjetër i parashikuar në hartën e re administr...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 128-të kundër q...
Gazetarja Klodiana Lala ka reagur lidhur me sulmin e bërë ...
Gazetari Basir Çollaku hodhi sot akuza të forta në drejtim...
Sot pasdite, gazetari Bledi Mane, pasi kishte dalë i shoqë...
Drejtuesi i emisionin humoristik “Portokalli”, Agron Llaka...
SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e adm...
Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, ës...
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi këtë ...
Pas çdo hetimi të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme me pro...
Gazetari Bledi Mane është sulmuar këtë të hënë nga disa pr...
Qytetarët po protestojnë para godinës së Kuvendit, ku mome...
Alfred Lela, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Parti...
Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, u ka uru...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, përmes një videoj...
Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një reagim pas publikim...
Janë thelluar hetimet mbi përdorimin e fondeve publike, nd...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
"Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqëris...
Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët d...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim...