Ministrja Spahiu nga Onkologjiku: Po punojmë për të krijuar bordet e tumorëve në spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në spitalin Onkologjik nga ku bëri të ditur senpo punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.

Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po punojmë që, aty ku kemi kirurgë, onkologë dhe kapacitetet e nevojshme, të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët, kur është e mundur, të mos jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT”, theksoi ministrja Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?