Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00

    Ministrja Spahiu: Bordet e tumorëve do të krijohen në spitalet rajonale, pacientët s’do të vijnë deri në QSUT

    “Ekonomia po përdoret si mjet presioni”/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00
    Kryesore

    Ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00

    October 6, 2026
    Ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00

    Policia e Shtetit ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe San Marinos, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”

    Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, duke u mbështetur në përvojën pozitive në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë ditës së sotme, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

    -Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

    -Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    -Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    -Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

    -Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

    -Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);

    -Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

    -Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

    Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

    air albania bllokimi i rrugëve futboll Kombëtarja e Shqipërisë Kombëtarja shqiptare masat e sigurisë ndeshja e futbollit ndeshja Shqipëri-San Marino policia rrugët rreth stadiumit San Marino Shqipëri-San Marino Shqipëria sport stadiumi Air Albania tifozët tirana trafiku në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’ do të bllokohen që prej orës 17:00

    October 6, 2026

    Ministrja Spahiu: Bordet e tumorëve do të krijohen në spitalet rajonale, pacientët s’do të vijnë deri në QSUT

    October 6, 2026

    “Ekonomia po përdoret si mjet presioni”/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në

    October 6, 2026

    Platacion kanabisi brenda një godine të pabanuar, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.