Malltezi: Rama nuk ka lënë lulishte pa betonizuar, drejtësia nuk vepron! Referendumi, barrikada e fundit

09:25, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, ka denoncuar projektin për ndërtimin e një kulle te Parku “Rinia”, duke e cilësuar referendumin si një nga instrumentet e fundit që u ka mbetur qytetarëve për të mbrojtur hapësirat e gjelbra.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në SYRI TV, me Flavio Qarin dhe Greta Taganin, Malltezi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka injoruar planin rregullues të Tiranës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se parqet dhe lulishte po kthehen në beton për interesa të kryeministrit.

Diskutimi në studio:

Malltezi: Rama nuk ka lënë lulishte pa shkatërruar. Parku ‘Rinia’ është parku i fundit që ka ngelur në Tiranë.

Qari: A mendoni se përpjekja për ta bërë me referendum këtë kullë, për të ndikuar në një vendimmarrje që është prerokativ, e imponuar e kryeministrit do të jetë një barrikadë edhe për ato pak metra gjelbërim që kanë mbetur?

Malltezi: Ne kështu besojmë. Normalisht planifikimi i territorit është tagër i pushetit vendor. Këtë kërkojë Edi Rama në 2005 kur u bllokua nyja e Zogut të Zi, këtë i dha Këshilli i Evropës, këtë i dha Gjykata Kushtetuese. Me vendimin nr. 29 të 2006, Gjykatës Kushtetuese tha se planifikimi dhe kontrolli i territorit është tagër i pushtetit vendor. Edi Rama i injoron këto, bën gjoja konkurse dhe injoron planin rregullues të qytetit. Në planin rregullues të qytetit të gjitha këto ishin lulishte dhe parqe, i ka shkatërruar sepse thotë kinse po bëj konkurs ndërkombëtar. Konkursi ndërkombëtar është një gjetje që ka bërë për të anashkaluar planifikimin e territorit që duhet të ishte i diskutuar me qytetarët, pasi qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre sepse janë me dhjetëra fusha parqe e lulishte që po kthehen në beton vetëm për interesin e Edi Ramës.

Ka pasur një shprehje Fath Korreshi, ‘asgjë të ligë, çdo gjë me ligj’ dhe për fat të keq i lig është vetë Edi Rama, e ligë është VKM-ja 405 që ka nxjerrë e cila dhunon vendimin e Gjykatës Kushtetuese por për fat të keq nuk veprojnë organet e drejtësisë që t’i tregojnë  vendin Edi Ramës. Referendumi është një nga instrumentat e fundit që ka mbetur në këtë vend ku gjithçka e uzurpuar Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco