Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulm me mjet prerës në një shkollë të mesme në Stamboll, plagosen 7 nxënës. 3 prej tyre në gjendje kritike

    Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike

    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet
    Botë

    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    October 6, 2026
    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatrit të Ushtrisë Amerikane të dënuar me vdekje për masakrën e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kishte rekomanduar që Hassan të ekzekutohej nga një skuadër pushkatimi e Ushtrisë Amerikane dhe se Trump e kishte miratuar propozimin.

    Data dhe vendi i ekzekutimit nuk janë bërë ende të ditura. Sipas procedurave ushtarake, ekzekutimi duhet të kryhet brenda 150 ditëve nga miratimi presidencial, por jo më herët se 60 ditë.

    Nidal Malik Hassan hapi zjarr më 5 nëntor 2009 brenda bazës ushtarake Fort Hood në Teksas.
    Sulmi la të vrarë 13 persona, 12 ushtarë dhe një civil, ndërsa 32 të tjerë mbetën të plagosur.

    Hassan, i cili në atë kohë shërbente si psikiatër ushtarak, kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj luftërave amerikane në Afganistan dhe Irak, të cilat i konsideronte të paligjshme. Gjatë sulmit ai u plagos nga të shtënat dhe mbeti pjesërisht i paralizuar. Në vitin 2013, një gjykatë ushtarake e dënoi me vdekje.

    Ekzekutimi i parë ushtarak që nga viti 1961

    Nëse ekzekutimi realizohet, ai do të jetë i pari i kryer nga ushtria amerikane që nga viti 1961.
    Atë vit, ushtari John Bennett u ekzekutua pasi ishte dënuar për përdhunimin dhe tentativën për vrasjen e një vajze 11-vjeçare në Austri.

    Ushtria amerikane është përgatitur gjatë muajve të fundit për një rifillim të mundshëm të ekzekutimeve, duke hartuar procedurat që duhet të ndiqen pas miratimit presidencial.

    65 vjet autor i masakrës dënim kapital dënim me vdekje donald trump drejtësia amerikane drejtësia ushtarake ekzekutim me pushkatim ekzekutim në SHBA ekzekutim ushtarak Fort Hood masakra e Fort Hood SHBA Shtetet e Bashkuara siguria kombëtare Trump ushtarakë amerikanë ushtria amerikane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulm me mjet prerës në një shkollë të mesme në Stamboll, plagosen 7 nxënës. 3 prej tyre në gjendje kritike

    October 6, 2026

    Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike

    October 6, 2026

    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    October 6, 2026

    “Një në katër vende pune do të mbetej bosh”, si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.