Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulm me mjet prerës në një shkollë të mesme në Stamboll, plagosen 7 nxënës. 3 prej tyre në gjendje kritike

    Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike

    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Një në katër vende pune do të mbetej bosh”, si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët
    Botë

    “Një në katër vende pune do të mbetej bosh”, si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët

    October 6, 2026
    "Një në katër vende pune do të mbetej bosh", si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët

    Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët do të largoheshin? Përgjigja është e thjeshtë: nëse s’do të ishin emigrantët një ndër katër vende pune do të mbetej bosh. Herbert Brücker, ekspert ekonomie, thotë: “Kjo do të ishte një katastrofë. 60% e rritjes ekonomike në dekadën e fundit mund t’u atribuohet emigrantëve.”

    Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat në sektorë me rëndësi jetike si transporti dhe mjekësia. Këto janë vendet e punës që Gjermania e ka të vështirë t’i plotësojë. “Në sektorët me rëndësi për sistemin shoqëror, pagat janë relativisht të ulëta, por këta sektorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë tonë.” – thotë Brücker.

    Degët më në rrezik

    Industria e hoteleri-turizmit do të goditej më rëndë nga të tjerat. Edhe sa i përket sektorit të logjistikës, pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave në Gjermani kanë prejardhje migracioni. Ashtu siç ndodh me më shumë se gjysmën e vendeve të punësnë sektorin e ndërtimit.  Herbert Brücker thotë se “nëse nuk ka njerëz në logjistikë, asgjë nuk do të funksionojë.”

    Në të gjithë Gjermaninë, 27% e të punësuarve kanë prejardhje migracioni, që do të thotë se ata vetë, ose të dy prindërit e tyre kanë emigruar në Gjermani pas vitit 1950. Pa ata një nga katër vende pune do të mbetej bosh. Dhe fuqia punëtore e Gjermanisë po tkurret. Sot në tregun gjerman të punës punojnë rreth 45,4 milionë vetë.

    Nëse gjatë viteve të ardhshme s’do të vinin punëtorë të huaj, kjo shifër deri në vitin 2040 do të binte me 10%, në 41,9 milionë vetë.

    Plakja e popullsisë dhe pensionet

    Dhe në Gjermani pritet që një valë fuqie punëtore do të dalë në pension. Sipas përllogaritjeve deri në vitin 2040, do të arrijnë moshën e pensionit 13,3 milionë vetë.

    “Për ta kompensuar këtë, nevojitet një ofertë në rritje për fuqi punëtore në Gjermani. Unë do të preferoja një migrim neto prej 500.000 vetësh në vit. Për momentin, shifra është midis 235.000 dhe 250.000.” – thotë eksperti i ekonomisë Herbert Brücker.

    Ekziston gjithashtu çështja se si të sigurohet vazhdimësia e ardhjes së emigrantëve, ndërkohë që studimet paralajmërojnë se politikat më të rrepta të migracionit i dekurajojnë punëtorët e huaj.

    “Sipas vlerësimit tim të bazuar në fakte, ne do t’i ndryshojmë rregullat, sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Kur një e treta e fuqisë suaj punëtore përbëhet nga emigrantë, pa ta nuk mund të vazhdohet.” thotë Herbert Brücker./DW

    demografia ekonomia Ekonomia gjermane emigracioni emigrantë emigrantë në Gjermani fuqia punëtore fuqia punëtore në Gjermani gjermani integrimi i emigrantëve mungesa e fuqisë punëtore Papunësia Plakja e popullsisë punësimi në Gjermani punëtorë të huaj tregu gjerman i punës tregu i punës Vendet e punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulm me mjet prerës në një shkollë të mesme në Stamboll, plagosen 7 nxënës. 3 prej tyre në gjendje kritike

    October 6, 2026

    Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike

    October 6, 2026

    Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte ekzekutimi i parë ushtarak në 65 vjet

    October 6, 2026

    “Një në katër vende pune do të mbetej bosh”, si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.