Veliaj firmos ndryshime të reja nga qelia, emëron dy nënkryetarët e rinj të bashkisë

Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka emëruar dy nënkryetarë të rinj. Burime bëjnë me dije se Veliaj ka rikthyer sërish në Bashkinë e Tiranës, Sara Goxhajn, ndërsa nënkryetar është emëruar edhe ish-deputeti socialist dhe ish-prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi.
Për Goxhajn ky është një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Rreth një vit më parë, pas shkarkimit të Anuela Ristanit si kryetare e komanduar, Erion Veliaj ia delegoi asokohe komptenecat Sara Goxhaj, por ia tërhoqi sërish pasi riktheu Ristanin.
Sara Goxhaj është pjesë prej vitesh e ekipit socialist në Bashkinë e Tiranës dhe ka mbajtur detyra në administratën vendore. Me vendimin e ri të Veliajt, ajo rikthehet në pozicionin e nënkryetares.




