AKTUALITET /

Dyshohet si pjesë e grupit kriminal të Ergys Agasit, ish-drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus

Dyshohet si pjesë e grupit kriminal të Ergys Agasit, ish-drejtoresha e

Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e AKSHI-t e cila po hetohet nga SPAK nën dyshimin se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë.

Karçanaj dyshohet se favorizonte kompaninë e Ermal Beqirajt të lidhur me Ergys Agasin për të përfituar tenderat me vlerë miliona eurosh në institucionin që ajo drejtonte. Detajet nga dosja hetimore provuan se ajo ishte shfaqur edhe në zyrën e Agasit ku ishte filmuar nga një kamera e vendosur prej këtij të fundit. Versus.al

Poll