Aktualitet

Mot me diell e temperatura deri në 30 gradë Celsius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore, në orët e mesditës e pasdite.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, hera-herës pritet të arrijë deri 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat variojnë  6-30 gradë Celsius.