Këngëtarja reagon sërish për videot e Adi Hilës: Do të paguajë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë pamjet

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar sërish lidhur me videot e saj me kompozitorin Adrian Hila, të publikuara online.

Këtë herë, këngëtarja u është drejtuar mediave, duke kërkuar që deklaratat e saj të mos interpretohen apo paraqiten ndryshe nga sa i ka thënë.

Matraku thekson se nuk ka kërcënuar askënd dhe kërkon që autoritetet të zbardhin se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Media, mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri, kam thënë që do ta paguajë ai që regjistruar dhe shpërndarë videot.

Swiss Digital Mobile Reklama

E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu…”, shkruan Matraku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?