Rayan Cherki ka folur me vlerësim për rolin e tij të ri në mesfushë dhe për raportin “e jashtëzakonshëm” me trajnerin e Francës, Zinedine Zidane, pas fitores 4-1 të “Les Bleus” ndaj Belgjikës të hënën mbrëma.
Të lidhura
None found
Futbollisti i Manchester Cityt u aktivizua si zëvendësues dhe realizoi golin e dytë të Francës në përmbysjen e arritur në “Stade de France”.
Sipas Cherkit, udhëzimet e Zidanes i japin mundësinë të shfaqë aftësitë e tij, pa neglizhuar detyrat në fazën mbrojtëse.
“Gjatë këtij grumbullimi mësova të luaj në një rol të ri. Më pëlqen kjo pozitë dhe me kalimin e kohës do të shihni se do të marr gjithnjë e më shumë përgjegjësi”, deklaroi Cherki për TF1.
Mesfushori francez foli pozitivisht edhe për harmoninë në skuadër, duke e përshkruar grupin si një kolektiv me “kohezion të jashtëzakonshëm”.
Ai theksoi gjithashtu se Zidane i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë futbollistët dhe se e ka ndihmuar të kuptojë parimet themelore të lojës së bazuar te mbajtja e topit.
