AKTUALITET, 6 October 2026, 10:22

Këngëtarja Matraku reagon sërish: Do të paguajë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Nuk kam kërcënuar askënd

Këngëtarja Matraku reagon sërish: Do të paguajë ai

Pas mesazhit të gjatë publik, ku kërkoi falje dhe pranoi përgjegjësinë për veprimet e saj, Blerina Matraku ka reaguar sërish lidhur me videot intime të saj me kompozitorin Adrian Hila, të publikuara online.

Këtë herë, këngëtarja i është drejtuar mediave, duke kërkuar që deklaratat e saj të mos interpretohen apo paraqiten ndryshe nga sa i ka thënë.

Matraku thekson se nuk ka kërcënuar askënd dhe kërkon që autoritetet të zbardhin se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.

“Media, mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri, kam thënë që do ta paguajë ai që regjistruar dhe shpërndarë videot.

E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu…”, shkruan Matraku.

Këngëtarja Matraku reagon sërish: Do të paguajë ai