Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

6 Tetor 2026, 11:30Sociale TEMA
Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, përmes së cilës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin e vrapimit që do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 tetor.

Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke i inkurajuar qytetarët të veshin atletet dhe të sfidojnë veten.

“Më 24–25 Tetor, rrugët e kryeqytetit kthehen në pistën më të madhe të vrapimit . Mos e lër për ‘vitin tjetër’. Vish atletet. Sfido veten”, shkruan Rama në postimin e tij.

Aktiviteti synon të sjellë në rrugët e kryeqytetit qytetarë dhe sportdashës për një fundjavë të dedikuar vrapimit dhe aktivitetit fizik.

Lini një Përgjigje