Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen Sheq i Madh, në Fier. Një kamionçin&e...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen Sheq i Madh, në Fier. Një kamionçin&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, SP...
Detaje të reja dalin nga hetimet për vdekjen e shqiptarit Mikel Rroku në Torino, ku në pranga kanë përfunduar bashkëshortja...
Policia e Shtetit njofton plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit n...
Policia austriake ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar për trafik droge. Kështu njoftoi të hënën zëdh&e...
Gati 10 mijë dronë kanë fluturuar drejt rajonit të Moskës në pak më shumë se një muaj, sipas të dhënave...
Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian krijimin e një mekanizmi të ri për reagim të shpejtë ndaj vendeve q&eum...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se a...
Një bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Donald Trump është akuzuar në një padi civile se ka droguar dhe përdhunu...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sakrifikon historinë dhe hapësirat publike të Tiranës për interesat e besnikëve të tij.
Në një video të publikuar nga parku, Tabaku u shpreh se kjo hapësirë është konceptuar si park publik që në projektet e para urbanistike të qytetit dhe është trashëguar si e tillë për t’u shërbyer qytetarëve. Sipas saj, ndërtimi i paralajmëruar cenon një pjesë të historisë së kryeqytetit dhe një nga hapësirat e pakta që i kanë mbetur për të marrë frymë.
“Është një copë historie që duhet t’ia hanë dhe t’ia kafshojnë Tiranës, njësoj siç bënë edhe me Teatrin Kombëtar”, deklaroi Tabaku.
Deputetja theksoi se parku ka marrë statusin e zonës së mbrojtur në vitin 2007, ndërsa akuzoi qeverinë se ndërhyrja për ndërtim është njoftuar pa transparencë dhe pa konkurrencë.
“Pa asnjë konkurs, pa asnjë garë, pa asnjë njoftim, pa asnjë procedurë, njoftuan që këtu do të ndërtohej”, u shpreh ajo.
Tabaku e lidhi këtë ndërhyrje me vendimmarrjen e vitit 2009, duke akuzuar Ramën se po favorizon sërish të njëjtin përfitues.
“Mbasi ia dha Besnikut të Partisë në vitin 2009, sot qeveria është duke ia dhënë po të njëjtit besnik partie për ndërtim”, deklaroi deputetja.
Sipas Tabakut, ky rast dëshmon një model qeverisjeje që i shton Tiranës ndërtime, ndërsa lë pa përgjigje nevojat për transport publik, infrastrukturë dhe hapësira për fëmijët. Ajo tha se pikërisht kjo “makutëri” dhe përjashtimi i interesit qytetar nga vendimmarrja janë arsyet që i nxjerrin qytetarët në protestë.
Deputetja e PD-së kërkoi largimin e këtij sistemi, duke theksuar se kryeqyteti duhet t’i rikthehet shumicës së qytetarëve.
“Për këto arsye duhet të largohet ky sistem, për t’i dhënë frymëmarrje Tiranës, për ta kthyer Tiranën në Tiranën e shumicës, jo Tiranën e pakicës”, përfundoi Tabaku.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar projektin e ri të Kodit të Procedurës Penale të propozuar nga kryemini...
Gazetari Armand Shkullaku ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përzgjedhjen e biznesmenit Ron Yeffet në projektin e industrisë shqiptare ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin soc...
Për analistin, Andi Bushati skandali me kompaninë shtetërore të armëve, ‘Kayo’ bën bashkë personazhe që p&eu...
Vijon marshimi i qytetarëve shqiptarë në rrugët e Tiranës në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë...
Aktivisti Arben Kola, në protestën e 128 kundër qeverisë kishte një thirrje për SPAK. Kola u shpreh se SPAK duhet që të...
Reforma e re Territoriale pritet të përballet me një moment të rëndësishëm në seancën plenare të së enjte...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se deputetët e ministrat nuk përfaqësojnë shqip...
Debati për filmimin me telefon gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kaloi në përplasje verbale, pasi deputeti Olsi Komici p&eu...
Protestuesit kanë nisur menjëherë të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi R...