Zbulohen 3 futbollistët që dërgon në tribunë Maran ndaj San Marinos

Shqipëria ka përcaktuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj San Marinos në Nations League, ndërsa trajneri Sylvinho Maran ka bërë disa zgjedhje në lidhje me grupin.

Një prej emrave surprizë të grumbullimit, Sabah Kerjota, do ta ndjekë sërish ndeshjen nga tribuna. Sulmuesi i Heart nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për këtë takim, ashtu si Klevi Qefalija dhe Fetah Fetaji. Këta janë tre futbollistët e sakrifikuar nga Maran për përballjen me San Marinon.

Ndërkohë, Shqipëria do të ketë mungesa edhe në portë. Etrit Berisha nuk është i disponueshëm për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq, ndërsa Alen Sherri ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Finlandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të plotësuar repartin e portierëve, stafi teknik ka thirrur në Kombëtaren A dy gardianë të rinj: Alian Taho, portieri i përfaqësueses U-21, dhe Simon Simoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një lajm pozitiv për kuqezinjtë është rikthimi i Luis Hasës. Mesfushori nuk udhëtoi drejt Finlandës, pasi qëndroi në Tiranë për t’u rikuperuar, por tashmë është sërish në dispozicion të trajnerit.

Në gjendje të mirë është edhe Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi fillimisht u stërvit i diferencuar për shkak të ngarkesës fizike, por tashmë është rikuperuar dhe mund të jetë në fushë ndaj San Marinos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?