Vlorë, dy persona grabisin banesa dhe biznese, rreth 5 milionë lekë dëm në një tabakino

Aktualitet

Vlorë, dy persona grabisin banesa dhe biznese, rreth 5 milionë
Disa raste vjedhjesh janë regjistruar gjatë muajit shtator në zonat e Dukatit dhe Kaninës, duke ngritur shqetësimin e banorëve për sigurinë në këto zona.

Mësohet se një prej rasteve ka ndodhur në Dukat Fshat, ku është grabitur një tabakino. Sipas të dhënave paraprake, dëmi i shkaktuar nga vjedhja llogaritet në rreth 5 milionë lekë.

Në shënjestër të grabitësve kanë qenë edhe disa banesa në Dukat. Bëhet fjalë kryesisht për banesa që aktualisht janë të pabanuara, pasi pronarët dhe familjarët e tyre jetojnë jashtë vendit. Kjo situatë dyshohet se i ka bërë këto prona më të ekspozuara ndaj grabitjeve.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Kaninë, ku po ashtu janë konstatuar banesa të grabitura

ME TE LEXUARAT