Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës përfundon këtë të martë. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon në 6 tetor dhe se deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit. Në këtë rast, ato mund të mbahen më së largu më 15 nëntor, që është e diela e fundit brenda këtij afati. partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme, për zgjedhjen e presidentit.