Teddy Sheringham ka përzgjedhur Alexander Isakun e Liverpoolit si sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, duke e renditur suedezin mbi Erling Haalandin e Manchester Cityt.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për Hajper, ish-sulmuesi anglez tha se e vlerëson jashtëzakonisht shumë atë që Isaku sjell në rolin e qendërsulmuesit. Sipas tij, futbollisti është rikthyer në nivelin e tij më të lartë pas një sezoni të parë te Liverpooli të vështirësuar nga dëmtimet.
“Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në Ligën Premier. Ai është fenomenal”, deklaroi Sheringham, i cili gjithashtu e sheh Isakun si kandidat për fitimin e Këpucës së Artë.
Sheringham u ndal veçanërisht te aftësia e Isakut për të lëvizur dhe për të finalizuar aksionet, duke përmendur edhe golat e realizuar ndaj Ipswich Town dhe Bournemouth.
“Ai e lexon atë që po ndodh dhe është vazhdimisht në lëvizje brenda zonës”, shtoi ai.
Gjatë këtij sezoni, Isak ka shënuar katër gola në Ligën Premier, ndërsa Haaland ka realizuar pesë, pra një më shumë.
