Spitali Rajonal i Vlorës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës në spitalin e Vlorës, ku një 75-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara me origjinë nga Borshi, ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Ende nuk dihen rrethanat pse ajo është vetëhedhur.
Në momentin e ngjarjes, dyshohet se e moshuara kishte edhe familjarë që e shoqëronin në spital. Por pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Sondazh
Poll
