17 gola dhe asiste me Francën, Olise në gjurmët e legjendës Henry

Michael Olise ishte protagonist absolut i Francës në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Nations League, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës.

Sulmuesi i krahut të Bayern Munich u aktivizua në minutën e 60-të, duke zëvendësuar Ousmane Dembélé, por mjaftoi pak kohë në fushë që të linte gjurmë të rëndësishme në sfidë.

Me paraqitjen e fundit, Olise ka arritur në kuotën e 17 kontributeve direkte në gola me Francën gjatë vitit 2026, me 7 gola dhe 10 asistime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një statistikë që tregon nivelin e jashtëzakonshëm të 24-vjeçarit. Në shekullin XXI, vetëm një futbollist francez ka bërë më mirë në një vit kalendarik: Thierry Henry. Në vitin 2003, legjenda e sulmit të “Les Bleus” regjistroi 19 kontribute, mes golave dhe asistimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Olise ka mundësinë të barazojë apo edhe të thyejë këtë shifër në ndeshjet e mbetura të Francës në Nations League. Kampionët francezë do të rikthehen në fushë në nëntor, me dy sfida të rëndësishme në program. Më 12 nëntor do të përballen me Italinë, ndërsa më 15 nëntor do të luajnë ndaj Turqisë.

Edhe te Bayern Munich, Olise po kalon një periudhë fantastike. Në këtë sezon, francezi ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 5 asistime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?