Situata e krimit në Shkodër, ministri Demo dhe kryepolici Hita takim në drejtorinë vendore

Nga Senad Nikshiqi
6 Tetor 2026, 11:14 | Kronikë

Situata e krimit në Shkodër, ministri Demo dhe kryepolici Hita takim

Shkodra është bërë ndalesa e parë e një serie takimesh që ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po zhvillojnë me strukturat vendore të Policisë.

Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.

Burime bëjnë të ditur se vizita e drejtuesve të lartë në Shkodër mund të pasohet nga ndryshime në drejtimin e strukturave vendore.

Performanca e drejtuesve aktualë dhe mënyra se si po përballohen problematikat e evidentuara pritet të jenë pjesë e vlerësimit.

Në vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku do të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos