Lamine Yamal po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe në moshën vetëm 19-vjeçare ka hyrë në një territor ku më parë kanë shkëlqyer emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.
Sulmuesi i Barcelonës ka regjistruar 12 gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon me klubin dhe kombëtaren e Spanjës. Shifrat e tij, por edhe mënyra se si po paraqitet në fushë, e kanë kthyer në një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”, edhe pse çmimi i 26 tetorit do të bazohet tek sezoni i kaluar.
Krahasimi me Lionel Messin është thuajse i pashmangshëm. Në sezonin 2006/07, kur ishte 19 vjeç, argjentinasi shënoi 17 gola për Barcelonën. Yamal e ka kaluar tashmë këtë shifër në një moshë të njëjtë, ndërsa të dy kanë shumë ngjashmëri: janë të majtë, luajnë nga krahu i djathtë dhe kanë vendosur rekorde të shumta në moshë të re.
Edhe Cristiano Ronaldo nuk kishte arritur të njëjtat shifra në këtë moshë. Në sezonin e tij të dytë me Manchester United, portugezi shënoi nëntë gola dhe dha po aq asistime në 50 ndeshje.
Neymar, ndërkohë, ishte fenomenal me Santosin. Në moshën 18-vjeçare shënoi 40 gola në vitin 2010, ndërsa një sezon më vonë, në moshën 19-vjeçare, realizoi 24 gola dhe fitoi Kupën Libertadores.
Sa u përket emrave si Mbappé dhe Haaland, të dy ishin po ashtu produktivë në këtë moshë. Francezi shënoi 26 gola me Monacon në sezonin 2016/17, ndërsa norvegjezi realizoi plot 44 gola në 40 ndeshje për Salzburgun dhe Borussia Dortmundin në sezonin 2019/20.
Këto statistika tregojnë përmasat e jashtëzakonshme të shpërthimit të Yamalit. Pas vendit të dytë në votimin e “Topit të Artë” vitin e kaluar, ylli i Barcelonës synon tashmë të bëjë hapin e fundit dhe të marrë trofeun prestigjioz.
© SYRI.net
Ronaldo ‘me shpatulla pas murit’, Federata Portugeze ia kalon krizën kapitenit
Nga Miss Gjermania në ring, 33-vjeçarja nis karrierën si boksere profesioniste (fotot)
Manchester City nën presion për sponsorin OKX, kompania gjobitet me afro 400 milionë paundëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: