E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 42-vjeçari që transportonte një person për kalim të paligjshëm në Greqi, sekuestrohen 6800 euro

Policia e Beratit ka finalizuar operacionin e koduar “Kthesa”, duke arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se po transportonte një shtetas shqiptar me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë. Në kuadër të operacionit, një tjetër 42-vjeçar, banues në Laç, është proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë. Automjeti që drejtohej nga i arrestuari u ndalua pranë Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, ku pasagjer ishte shtetasi D. Rr., i cili dyshohet se do të kalonte ilegalisht kufirin.

Reklamë

Gjatë veprimeve policore u sekuestruan 6800 euro, të dyshuara se ishin përfituar nga transporti i kundërligjshëm, si dhe tre telefona celularë dhe automjeti i përdorur për transportin e dy shtetasve.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.