Krimet tronditëse, ministri Demo dhe drejtori i Policisë Hita zbarkojnë në Shkodër
Shkodra është vënë në qendër të vëmendjes së drejtuesve të lartë të rendit dhe sigurisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë nisur në këtë qark një seri takimesh me strukturat vendore të Policisë.
Takimi vjen në një periudhë kur problematikat kriminale në qark, veçanërisht ato që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, po marrin vëmendje të shtuar nga institucionet përgjegjëse.
Sipas burimeve, vizita e drejtuesve të lartë mund të sjellë edhe ndryshime në drejtimin e strukturave vendore të Policisë së Shkodrës. Në fokus të vlerësimit pritet të jetë puna e drejtuesve aktualë, rezultatet e arritura dhe mënyra se si janë menaxhuar problematikat e evidentuara në terren.
Takimet me strukturat policore pritet të shërbejnë edhe për përcaktimin e prioriteteve të mëtejshme në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sigurisë në qark.
Në vijim të vizitës, ministri i Brendshëm Ervin Demo pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Në këtë takim pritet të diskutohen çështje që lidhen me rendin, sigurinë publike dhe problematikat që prekin qytetin dhe qarkun e Shkodrës.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4798

