Nis aksioni për lavazhet, ja afati i fundit për përdorimin e ujit të pijshëm
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin.
Kodi i Furnizimit me Ujë ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet. Për këtë arsye, çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm.
“Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka.
Çuka theksoi se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim.
“Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.”
Sipas AKUK, ndërhyrjet e paligjshme rrisin humbjet, mund të ndikojnë në presionin dhe funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë furnizimin e qytetarëve.
Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
“Rrjeti publik i ujit të pijshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”
Nëna sjell në jetë bebin e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
Kapitulli 20 në tryezën e Brukselit, Shqipëria synon mbylljen e përkohshme
- 11:37 Aleanca dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për shpërdorim të detyrës
- 11:28 Nëna sjell në jetë bebin e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)
- 11:03 Kenia konfirmon rastin dhe viktimën e parë nga Ebola
- 11:02 Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
- 11:00 Ish-shefi i inteligjencës gjermane nën hetim për spiunazh
- 11:00 Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata gjobit avokatët