Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen Sheq i Madh, në Fier.
Një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.












