Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni “shkollat e pastra” vijon, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni “shkollat e pastra” vijon, arrestohen tre persona të
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim, të cilët dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave të kryeqytetit. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit “Shkollat e pastra”.

Në pranga kanë rënë shtetasit Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Të tre dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Të tre këtë shtetas ishin shpallur në kërkim pas operacionit të zhvilluar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, gjatë të cilit u goditën disa grupe që dyshohet se vepronin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

Me arrestimin e këtyre tre shtetasve numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni ka shkuar më shumë se 40 persona. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese