AKTUALITET, 6 October 2026, 11:51

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 3 persona! Pjesë e grupeve që u goditën disa ditë më parë

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 3

Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga kanë rënë shtetasit M.Cene, M.Koçi dhe K.Doko, ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”.

Tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ata ishin në kërkim që pas operacionit të zhvilluar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, ku u goditën disa grupe që vepronin thuajse në të gjithë kryeqytetin.