Shqipëria në pikën e hallit, E-class-it i vjedhin pasqyrat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2026, 12:06

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në parkingun pranë Lanës, në rrugën “Andrea Aleksi”, në Tiranë, ku një automjeti i janë vjedhur pasqyrat.

Pronarët tregojnë se e kanë gjetur makinën në këtë gjendje mëngjesin e sotëm, me pasqyrat e hequra dhe dëmtime të dukshme që tregojnë se janë shkëputur me forcë.

Sipas tyre, autor i vjedhjes është identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe pamjet janë në dispozicion.

Megjithatë, familjarët thonë se nuk duan të krijojnë probleme dhe i bëjnë thirrje publike personit që i ka marrë, duke i lënë 24 orë kohë për t'i kthyer.

“Nuk e dimë çfarë të shtyu ta bësh këtë, por nëse po e sheh këtë postim, na i kthe pasqyrat. Nuk duam të merremi me askënd dhe nuk duam të krijojmë probleme. Na i kthe pa qenë nevoja të bëjmë denoncim, pasi personi është kapur nga kamerat. Nëse i ke marrë për t’i shitur apo dikush t’i ka kërkuar, gjej një mënyrë për t’i kthyer brenda 24 orëve”, shprehen ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit