Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t'i japë Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2026 Francis Halzen-it, "për kontributet vendimtare në Observatorin e Neutrinove IceCube dhe zbulimin e neutrinove me energji të lartë me origjinë astrofizike".
Francis Halzen kuptoi se akulli në Polin e Jugut mund të përdorej për të gjurmuar grimcat e njohura si neutrino. Vizioni dhe udhëheqja e tij shkencore kanë qenë thelbësore për Observatorin e Neutrinove IceCube, një vëllim akulli prej një kilometri kub, i pajisur me sensorë drite. Duke përdorur IceCube, studiuesit mund të kapin neutrino (grimca fantazmë) që vijnë nga procese me energji jashtëzakonisht të lartë në universin e largët.
Neutrinot gjenden kudo, por ato nuk bien në sy. Ato kalojnë përmes Tokës dhe trupave tanë pa u vënë re. Shumë rrallë, një neutrino e vetme ndërvepron me një bërthamë atomike, gjë që u mundëson atyre që zotërojnë pajisjet e duhura t'i zbulojnë ato.
Ndërveprimet e neutrinove që regjistrohen vazhdimisht nga IceCube do t'u ofrojnë studiuesve njohuri të reja mbi mjediset e dhunshme ku krijohen neutrinot me energji të lartë – dhe madje mund të zbulojnë fenomene kozmike të panjohura më parë. Versus.al

