LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot 1 vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, çon dosjen në gjyq

Elvis Shkambi, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin më 6 tetor 2025, është marrë i pandehur për “Vrasje të funksionarëve publikë”, tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

6 Tetor 2026, 12:10 Nga E. D

Sot 1 vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Tiranës mbyll

TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Elvis Shkambi, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin më 6 tetor 2025, është marrë i pandehur për “Vrasje të funksionarëve publikë”, tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Në gjyq është dërguar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, për vrasje në rrethana cilësuese, si dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, për shpërdorim detyre. Po ashtu për gjykim është dërguar edhe një punonjës i sigurisë në Gjykatën e Apelit, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri pak pasi shpalli vendimin e gjykatës dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Më pas, Shkambi drejtoi armën edhe ndaj dy personave të tjerë, R.K. dhe E.K., të cilët po tentonin të largoheshin nga salla. Si pasojë, E.K. u plagos në dorë, ndërsa R.K. pësoi dëmtime në trup.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për tre vepra penale shtetasit E.Sh dhe Gj.Sh. për vrasjen e gjyqtarit A.K. Në gjyq edhe punonjësi i sigurisë për ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin E.Sh., për veprën penale ‘Vrasje e funksionarëve publikë’ dhe ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ kundër palëve ndërgjyqëse e mbetur në tentativë si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet 79/a, 79/ç dhe 278/1 të Kodit Penal.

Po kështu, në gjyq u dërguan dhe shtetasit Gj.Sh., për ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ si dhe B.K., për ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 79/ç dhe 248 të Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.7416, viti 2025 më datë 06.10.2025, nisën pasi rreth orës 15.38, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u njoftua se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A.K.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, administrimin dhe këqyrjen paraprake të pamjeve filmike, rezultoi se gjyqtari A.K., u qëllua në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse R.K. ku palë të treta ishin edhe shtetasit Gj.Sh. dhe nipi i tij E.Sh.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari A.K., i pandehuri E.Sh., nxorri nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Më pas ai ia ka drejtuar pistoletën shtetasve R.K. dhe E.K., të cilët kanë tentuar të largohen nga salla, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit E. K. në dorën e djathtë dhe dëmtimin e shtetasit R. K. në trup.

Menjëherë pas këtij veprimi, i pandehuri E.Sh., ia ka dorëzuar armën e zjarrit punonjësit të sigurisë së Gjykatës dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, ku është kapur në flagrancë.

Në përfundim të hetimeve dhe nga provat e administruara rezultoi se i pandehuri E.Sh., e kreu veprën penale në bashkëpunim me të pandehurin Gj.Sh. dhe këta shtetas kanë konsumuar të gjitha veprat penale për të cilat akuzohen. Shtetasi E.Sh deklaroi se armën e ka pasur edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij e dinte këtë fakt. Nga provat rezulton se ndërmjet tyre dhe familjes së shtetasit E.K., ka pasur një konflikt të vazhdueshëm pronësie.

Për sa i përket të pandehurit B.K., rezulton se ai ka konsumuar në të gjitha elementet e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet rezultoi se të dy shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., kanë hyrë në gjykatë pa u kontrolluar, dhe njëri prej tyre kishte armë, të cilën e përdori brenda sallës ku për pasojë gjyqtari A.K. humbi jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën. Në këtë rast kemi cenim konkret, të drejtpërdrejtë dhe jashtëzakonisht të rëndë të interesit juridik që rregullat e sigurisë synonin të mbronin.

Shtetasi B.K., qëndron i ulur dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik. Po në të njëjtin moment, ai nuk kryen regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve dhe kjo provohet edhe nga këqyrja e regjistrit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

vrasja e astrit kalase prokuroria e tiranes gjon shkambi

Sondazh

Poll

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit