E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën në punë një person në Vlorë

Nga Edi Ruçi
6 Tetor 2026, 12:17 | Kronikë

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën në

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar.

Sipas dëshmitarëve, mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos