Ndeshja e fundit e tetorit, sot kombëtarja shqiptare përballë San Marinos në Tiranë

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2026, 12:15 | Futboll

Ndeshja e fundit e tetorit, sot kombëtarja shqiptare përballë San

Sot e gjithë vëmendja kthehet në kryeqytet aty ku Shqipëria luan përballë San Marinos, ndeshjen e fundit për muajin tetor në Nations League. Ojektivi është i qartë: fitorja dhe rikthimi te rezultatet pozitive pas humbjes me Finlandën. Në prag të ndeshjes ka pasur edhe ndryshime në listën e lojtarëve. Alen Sherri nuk do të jetë i gatshëm, pasi kontrollet mjekësore pas shqetësimit muskular të shfaqur në Finlandë konfirmuan se portieri nuk është në gjendje optimale për të luajtur. Në vend të tij është thirrur portieri i Shqipërisë U-21, Alain Taho, i cili është bashkuar menjëherë skuadrës

Ndërkohë, Ardian Ismajli është gati. Mbrojtësi zhvilloi stërvitje të diferencuar për shkak të ngarkesës së akumuluar në tri ndeshjet e fundit, por stafi mjekësor konfirmoi se nuk ka dëmtim dhe ai mund të luajë ndaj San Marinos.

Edhe Feta Fetait është rikthyer te Kombëtarja A. Mesfushori nuk mundi t’i bashkohej U-21 për miqësoren me Ukrainën për shkak të problematikave me dokumentacionin e qëndrimit në zonën Schengen dhe tashmë është sërish në dispozicion të Rolando Maranit.

Shqipëria vjen në këtë sfidë me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve: fitore ndaj Bjellorusisë, fitore ndaj San Marinos dhe humbje ndaj Finlandës. Në të njëjtën mbrëmje luhet edhe Bjellorusi–Finlandë, një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për vendin e parë në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos