web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Risi dhe 3 lojtarë në tribunë, zbulohen vendimet e Maran

6 Tetor 2026, 12:09, Sport CNA

Risi dhe 3 lojtarë në tribunë, zbulohen vendimet e Maran

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në "Air Albania" për t'u përballur me San Marinon në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri Rolando Maran ka bërë zgjedhjet e tij duke dërguar në tribunë Feta Fetain, Klevi Qefalijan dhe Sabah Kerjotën.

Risia më e madhe në listën e grumbullimit është gardiani Alain Taho, portieri i të rinjve të Interit që ftohet për herë të parë.

Po ashtu, Simon Simoni është rikthyer në dispozicion për të plotësuar prapavijën e ekipit. Këto lëvizje vinë si pasojë e pezullimit të Etrit Berishës dhe dëmtimit të pësuar nga portieri Alen Sherri.

Mario Dajsinani është konfirmuar si titullar për të mbrojtur katërkëndorin kuqezi në këtë sfidë.

Lajm pozitiv është rikthimi i mesfushorit Luis Hasa, i cilit ka lënë pas shqetësimet e tij shëndetësore.

Marrja e tri pikëve ndaj San Marinos mbetet synimi i vetëm i Shqipërisë për të mbajtur pozitat e larta në grup.





Lajmet e fundit nga