PDK kërkon thirrjen e menjëhershme të seancës për ligjin në mbrojtje të UÇK-së dhe çlirimtarëve

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit që të caktojë sa më shpejt seancën plenare për përfundimin e procedurave të miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë.

Të lidhura

None found

Sipas PDK-së, institucionet dhe subjektet politike duhet të veprojnë pa humbur kohë, pasi situata kërkon vendimmarrje në funksion të shtetit dhe përmbushjes së detyrimeve që lidhen me përpjekjen e popullit për liri.

Partia bëri të ditur se nisma për këtë ligj është ndërmarrë pas takimeve dhe konsultimeve me të gjitha partitë politike shqiptare. PDK vlerëson se mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është përgjegjësi e përbashkët e shtetit dhe se kjo çështje tejkalon interesat e çdo force politike.

Në njoftim thuhet se ligji lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, ndaj përmbyllja e tij kërkon unitet politik dhe përgjegjshmëri institucionale ndaj vendit.

PDK e ka përcaktuar si prioritet të menjëhershëm përfundimin e miratimit të ligjit në dy lexime. Sipas saj, Kuvendi duhet ta mbyllë këtë proces pa vonesa të tjera dhe t’i përgjigjet kërkesës së qytetarëve për mbrojtje dinjitoze të çlirimtarëve.

Partia Demokratike e Kosovës theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore apo procedurale për votimin e ligjit. Ajo shtoi se pengesë nuk është as opinioni i Qeverisë dhe se nuk ka arsye politike që procesi të mos përfundojë. PDK rikujtoi se, nëse ligji mori mbështetje të mjaftueshme në leximin e parë, i njëjti vullnet duhet të dëshmohet edhe në leximin e dytë.

PDK paralajmëroi se kjo çështje kombëtare nuk duhet të kthehet në mjet pazari apo kushtëzimi partiak, duke kërkuar që mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve të trajtohet me dinjitet, përgjegjësi dhe vendimmarrje.

Po ashtu, PDK dënoi ashpër dhunën që e cilësoi joproporcionale, të ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve. Sipas partisë, përdorimi i forcës përtej standardeve të ndërhyrjes policore është i papranueshëm dhe duhet dënuar.

PDK nënvizoi se protesta është e drejtë e çdo qytetari dhe se qytetarët mund të kundërshtojnë vendimin në Hagë, si dhe të kërkojnë miratimin e ligjit në leximin e dytë. Ajo kërkoi nga Qeveria, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të ndalin menjëherë veprimet jashtë kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe të mos e nxisin apo përdorin Policinë për shtypjen me dhunë të protestës.

Sipas PDK-së, asnjë urdhër politik nuk e justifikon forcën joproporcionale, e cila mbrëmë la shumë qytetarë të lënduar. Partia shprehu solidaritet dhe mbështetje të plotë për të gjithë protestuesit e lënduar gjatë kësaj kauze kombëtare.

PDK bëri të ditur se do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe do t’ia përcjellë Inspektoratit Policor të Kosovës rastet e evidentuara të dhunës dhe tejkalimit të autorizimeve. Ajo kërkoi hetim të plotë dhe llogaridhënie për përgjegjësinë në urdhërimin dhe zbatimin e këtyre veprimeve.


Shtuar më 6.10.2026 12:22

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast