“1984” e George Orwell vjen në skenën e Teatrit Eksperimental

6 Tetor 2026 | 12:25

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëprodhim me Teatrin Migjeni, sjell në skenë “1984”, veprën e njohur të George Orwell.

Shfaqja vjen me regji të Dino Mustafić dhe dramatizim të Jeton Nezirajt.

Në kastin e aktorëve janë Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka dhe Nikolin Ferketa.

Muzika është realizuar nga Endri Sina, koreografia nga Gjergj Prevazi, kostumet nga Sofi Kara, skenografia nga Beqo Nanaj, ndërsa realizimi audiovizual mban firmën e Florian Haxhihysenit.

“1984” trajton tema si liria, kontrolli, mbikëqyrja dhe e vërteta, duke sjellë në skenë botën distopike të Orwell-it.

Shfaqja do të jepet më 16, 17, 18 dhe 22–25 tetor, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”

Elbasani rikthehet në qendër të skenës teatrore me edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2026”. “Të Jesh” është tema e këtij...
17:47 | 02/10/2026

“Gjurmë kohe”, libri që sjell traditat dhe jetën e qytetit të vjetër të Elbasanit

Historia dhe identiteti i Elbasanit u sollën në qendër të një mbrëmjeje letrare të organizuar në lulishten përpara Muzeut Etnografik, ku u promovua libri “Gjurmë...
20:11 | 29/09/2026

“Lahuta Smart”, nga tradita te teknologjia, lahuta merr një dimension të ri

Lahuta, një nga simbolet e identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti “Lahuta Smart” synon ta sjellë këtë...
20:05 | 29/09/2026