Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet këtë të dielë, në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, ndërsa klubi i kuq ka vijuar thirrjet për mbështetje nga tifozët.
Përmes rrjeteve sociale, Partizani ka publikuar një imazh të tifozerisë së tij dhe u ka bërë apel mbështetësve të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje, për të qëndruar pranë skuadrës gjatë përballjes në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Prania e “Ultrasve Guerrils” pritet t’i japë ekipit një shtysë të rëndësishme në këtë periudhë delikate. Në tribuna, Florin Bratu do të ketë mbështetjen e një tifozerie të zjarrtë, me shpresën që Partizani të rikthehet në rrugën e duhur.
