Një 42-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi dyshohet se transportonte një shtetas shqiptar drejt Greqisë për ta kaluar ilegalisht kufirin. Në kuadër të operacionit të koduar “Kthesa”, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 42-vjeçarin nga Laçi, i cili dyshohet se do të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin.
Automjeti që drejtonte i arrestuari u ndalua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, ku dyshohet se ai po transportonte pasagjerin për ta kaluar ilegalisht në Greqi.
Gjatë operacionit u sekuestruan 6800 euro të dyshuara të përfituara nga transporti i kundërligjshëm, tre telefona celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin dy shtetasit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.












Komente
Komento