Prej shkurtit të 2025 në burg, kryebashkiakut Veliaj mesazh me IA: Dreka falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e parlamentit kroat, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj tha se gjatë takimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe Kosovës.
Gjekmarkaj vlerësoi gjithashtu, sipas tij, qëndrimin e Kroacisë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Deputeti demokrat bëri të ditur se, në emër të liderit të opozitës, Sali Berisha, i përcolli përshëndetjet kryeministrit kroat Andrej Plenković, të cilin e cilësoi si drejtues të një partie të qendrës së djathtë dhe aleate në Partinë Popullore Europiane.
Reagimi i plotë:
Takim me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, akademikun Željko Reiner
Pata kënaqësinë të pritem në një takim të përzemërt në Parlamentin e Kroacisë nga z. Željko Reiner, nënkryetar i Parlamentit kroat, akademik dhe shkencëtar me famë ndërkombëtare në fushën e kardiologjisë.
Në këtë takim, i shpreha ndjenjat e miqësisë dhe mirënjohjes për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe Kosovës gjatë këtyre dekadave kaq domethënëse për historinë tonë kombëtare. Në veçanti, vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë.
Në emër të liderit të opozitës, z. Sali Berisha, i përcolla përshëndetjet për kryeministrin kroat Andrej Plenković, kryetar i një partie të qendrës së djathtë dhe aleate në PPE.
Gjatë bisedës shpreha shqetësimet për zgjedhjet e kontestuara edhe nga OSBE/ODIHR, të cilat po shndërrohen në farsa elektorale të vazhdueshme. Në vend ka një klimë të vazhdueshme protestash dhe pakënaqësie, ndërsa opozita përjashtohet nga jeta institucionale dhe nga reformat jetike për vendin, si reforma territoriale dhe ajo zgjedhore. Po ashtu, shpreha shqetësimin për pengimin e drejtësisë. Të gjitha këto, në vlerësimin tim, cenojnë në thelb rrugën europiane të shqiptarëve.
Biseda u ndal edhe te lidhjet e hershme shqiptaro-kroate në kulturë, arsim dhe mendim: te tradita e shkollave françeskane të Livnos, ku u formuan dhe u ndikuan breza të françeskanëve shqiptarë, ndër ta At Gjergj Fishta dhe At Shtjefën Gjeçovi, në një mjedis ku ishte i pranishëm edhe ndikimi i françeskanit dhe shkrimtarit Grga Martić; te tradita e albanologjisë kroate dhe kontributi i Milan Šufflay-t, si dhe te roli i Universitetit të Zagrebit në formimin e intelektualëve dhe elitave shqiptare të Kosovës. Folëm gjithashtu për arbëreshët e hershëm dhe praninë shqiptare në Kroaci, si dhe për diasporën me të vonshme , e cila me patriotizëm mori pjesë edhe në Luftën për
Pavarësinë e Kroacisë. Këto lidhje dëshmojnë një histori të pasur afrimiteti kulturor, njerëzor dhe intelektual mes nesh.
Në përfundim, e ftova mikun e shquar, z. Reiner, për një vizitë në Shqipëri.
Top Channel