Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    Elseid Hysaj në radarët e Fiorentinës, por sërish i prish punë “rivali” Darmian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative
    Ekonomi

    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    October 6, 2026
    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore dhe për të përfituar nga Falja me Kusht.


    Subjektet që duan të përfitojnë nga masat lehtësuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.


    Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti, përpara pagesës së detyrimit principal.

    Respektoni afatin për të përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara.


    Ligji i fshirjes së detyrimeve parashikon që tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore.


    Paraqitja e aktit nga ana e subjektit, do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.


    Ligji për faljen e detyrimeve tatimore hyri në zbatim në vitin 2026 dhe synon të pastrojë një pjesë të stokut të vjetër të borxhit tatimor, të rrisë arkëtimet dhe të lehtësojë barrën e detyrimeve të akumuluara për bizneset dhe tatimpaguesit.

    Ligji nr. 86/2025 parashikon fshirjen ose shuarjen e një pjese të detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe të gjobave e kamatëvonesave, me kushte të ndryshme në varësi të periudhës së detyrimit.

    Për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014, ligji përcaktonte fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Përjashtim bëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat nuk fshihet principali.

    Sipas të dhënave të administratës tatimore në fazën e parë të zbatimit të ligjit përfituan mbi 22 mijë tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi, me 60 mln euro detyrime të fshira/shuara.

    Ligji parashikonte edhe shuarjen 50% të detyrimit principal, nëse paguhej 50% e pjesës së mbetur deri më 30 Qershor 2026.

    Bizneset kanë afat për fshirjen e 25% të detyrimit të principalit, nëse paguhet 75% e pjesës së mbetur deri më 31 Dhjetor 2026.

    Ndërsa për detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026

    administrata publike Administrata Tatimore afati 57 ditë ankimimet administrative Bizneset borxhet tatimore detyrimet financiare detyrimet tatimore falja e detyrimeve falja e gjobave falja me kusht lehtësime fiskale ligji tatimor procedurat tatimore shqipëri taksat tatimet tatimet në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    October 6, 2026

    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    October 6, 2026

    Elseid Hysaj në radarët e Fiorentinës, por sërish i prish punë “rivali” Darmian

    October 6, 2026

    Trump: Një kërcënim bëri që SHBA t’i tërhiqte bombarduesit nga RAF Fairford

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.