Një grabitje krejt e pazakontë është regjistruar në Siçili, ku një grup prej rreth 12 personash përdori një ekskavator të vjedhur për të shkatërruar dy bankomate. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të së shtunës, ku autorët mbërritën me tre makina dhe një kamion dhe bllokuan një rrugë në qendër të qytetit. Sipas mediave lokale, objektiv i grabitësve ishin dy bankomate,, të vendosur pranë njëri-tjetrit. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, ndërsa autorët arritën të largoheshin para mbërritjes së policisë.