Karakaçi: Kontrata për linjën Tiranë-Durrës-Aeroport, hap drejt një shërbimi modern hekurudhor

Qeveria ka nisur konsultimet me subjektet private për përgatitjen e procedurës së tenderimit për përzgjedhjen e operatorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor në linjën Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit.

Në takimin konsultativ, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se kontrata me operatorin privat do të përfshijë një sërë elementesh, nga oraret e trenave dhe financimi, deri te biletat për udhëtarët.

“Kontrata e Shërbimit Publik për korridorin e parë, tashmë Tiranë-Aeroport-Durrës, synon të krijojë kuadrin kontraktual për ofrimin e shërbimit të transportit hekurudhor të udhëtarëve, duke përcaktuar qartë detyrimin e shërbimit publik, standardet e shërbimit, përgjegjësinë e operatorit dhe mekanizmin e kompensimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata duhet të përcaktojë qartë elementet kryesore të shërbimit: volumin e shërbimit dhe tren-kilometrat, oraret, mjetet lëvizëse, modelin e pronësisë ose të leasing-ut dhe financimin, mirëmbajtjen, përdorimin e depos në Shkozet, periudhën e mobilizimit, kohëzgjatjen e kontratës, mekanizmin e kompensimit dhe indeksimit, trajtimin e të ardhurave nga biletat dhe regjimin e performancës përmes treguesve KPI”, tha Karakaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, bëhet fjalë për një partneritet të ri me sektorin privat, me synim garantimin e ofrimit të shërbimit të transportit hekurudhor për udhëtarët në këtë korridor.

Ministri Karakaçi tha se kjo hekurudhë përfundon së ndërtuari bashkë me elektrifikimin në 2027-ën.

Ministri u ndal edhe tek projektet e tjera hekurudhore që janë në fazë tenderimi, tek linjat Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë për të cilat priten të shpallen fituesit brenda vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 575 (12%)
Jo 4233 (88%)

Vota totale: 4808