• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përplasje të dhunshme në Kosovë për ligjin e Gjykatës Speciale

12:57 : 06/10/2026
në RAJONI

Të paktën 11 persona pësuan lëndime të ndryshme gjatë përplasjeve me Policinë e Kosovës në natën e 5 tetorit në Prishtinë, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin edhe në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Policia bëri të ditur se në protestën e mbrëmshme u lënduan gjashtë zyrtarë policorë. Situata u përshkallëzua në përplasje me policinë pasi protestuesit tentuan të bllokonin hyrje-daljet e Kuvendit të Kosovës, duke mos lejuar deputetët të largoheshin nga ndërtesa pa votuar përfundimisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.

Ligji i ndryshuar për Gjykatën Speciale, imiratuar në lexim të parë gjatë paradites së 5 tetorit, mori mbështetjen e shumicës së deputetëve. Mirëpo, më vonë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që votimi në lexim të dytë të zhvillohej gjatë orëve të pasdites.

Ajo deklaroi se “më e rëndësishme është që fillimisht të bëhet zgjedhja e presidentit të vendit”, e më pas të procedohet me votimin në lexim të dytë të ligjit.

Shpjegimi i Policisë

Lexo edhe:

Kosovë, Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

Ky qëndrim u kundërshtua nga dy parti opozitare, PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ndërkohë, protestuesit filluan të hedhin mjete piroteknike dhe shishe qelqi në drejtim të Kuvendit dhe Policisë së Kosovës, duke bllokuar rrugët përreth institucionit dhe duke u vënë flakën disa kontejnerëve.

“Pavarësisht kërkesave dhe thirrjeve të vazhdueshme të Policisë për respektimin e ligjit dhe zhvillimin e protestës në mënyrë paqësore, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin mjetet e ligjshme policore, përfshirë gazin lotsjellës, me qëllim që të mundësojnë largimin e personave nga Kuvendi dhe ta vënë situatën nën kontroll. Si pasojë e hedhjes së gjësendeve të ndryshme, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, ndezjes së disa kontejnerëve të mbeturinave dhe zjarreve në rrugë nga protestuesit, janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u miratuan në lexim të parë nga Kuvendi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar si të ngutshme dhe të paanalizuara sa duhet. Megjithatë, ai ka deklaruar se qeveria që drejton e mbështet ndryshimin e ligjit.

Kushtëzimet mes Kurtit dhe PDK-së

Kurti theksoi se, para se ndryshimet të kalojnë në lexim të dytë, duhet të zgjidhet presidenti i Kosovës. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është mesnata e 6 tetorit.

Zyrtarët e PDK-së, si nismëtarë të ndryshimeve ligjore, nuk pajtohen me këtë qëndrim, duke kërkuar që ligji të miratohet fillimisht në lexim të dytë dhe më pas të diskutohet për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të procedohet më tej me miratimin përfundimtar të ligjit për Gjykatën Speciale apo nëse prioritet do t’i jepet zgjedhjes së presidentit.

Nëse deri në mesnatën e 6 tetorit Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri, Parlamenti i Kosovës shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. /DW

Etiketa: debategjykata specialekosoveligj

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë, Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

11:32 : 06/10/2026
RAJONI

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:41 : 06/10/2026
RAJONI

Nga juridiksioni te dënimet/ Çfarë parashikon projektligji për Specialen?

22:01 : 05/10/2026
RAJONI

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gazlotsjellës

19:48 : 05/10/2026
RAJONI

Përfundon takimi Kurti-Hamza, mblidhet grupi parlamentar i PDK-së

18:43 : 05/10/2026
RAJONI

Kuvendi publikon projektligjin për ndryshimet për Specialen

13:06 : 05/10/2026
Para

Berisha akuzon për lidhje mes Yeffet, Hysenit dhe Agasit: SHISH ishte nën kontroll të dyfishtë

TË GJITHA

Berisha akuzon për lidhje mes Yeffet, Hysenit dhe Agasit: SHISH ishte nën kontroll të dyfishtë

13:01 : 06/10/2026

Përplasje të dhunshme në Kosovë për ligjin e Gjykatës Speciale

12:57 : 06/10/2026

E rëndë në Tiranë/ Humb jetën në spital 12-vjeçari, dyshohet për arrest kardiak

12:41 : 06/10/2026

Zjarri në subjektin e inerteve në Kurbin, policia: 4 kamionë dhe një eskavator të djegur, plagoset roja

12:33 : 06/10/2026

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

12:25 : 06/10/2026

“Ron Yeffet, i implikuar në afera korruptive”/ Berisha: Gjatë kontrolleve nga SPAK, telefonoi 4 herë Ramën!

12:18 : 06/10/2026

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

12:13 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com