6 Tetor 2026, 12:54
Nga E. D
Adnand Kosova
STRASBURG- Prokurori Adnand Kosova, i shkarkuar nga Vettingu në vitin 2020, ka fituar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e shpallur më 6 tetor 2026, Strasburgu konstatoi se shkarkimi i tij ishte joproporcional dhe se Shqipëria kishte shkelur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kosova kishte qenë prokuror që prej vitit 1986 dhe kishte punuar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë që prej vitit 1998. Çështja në Strasburg lidhej me procesin e tij të rivlerësimit kalimtar.
Kosova u konfirmua fillimisht në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 20 dhjetor 2018, pas vlerësimit të tre kritereve të vettingut. KPK vlerësoi se ai kishte deklaruar pasuritë në mënyrë të vazhdueshme dhe kishte dhënë një shpjegim bindës për origjinën e ligjshme të tyre.
Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, ndërsa më 13 mars 2020 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë 3 me 2, përmbysi vendimin dhe e shkarkoi Kosovën nga detyra për kriterin e pasurisë
Çështja lidhej me shumën e përfituar nga shitja e një apartamenti në Korçë, të ardhurat e të cilit ishin përdorur për blerjen e apartamentit të familjes në Tiranë. Në kontratën e vitit 2002 figuronin 1 milion lekë, ndërsa Kosova kishte deklaruar se çmimi real i shitjes ishte 2.5 milionë lekë. Sipas tij, 1.5 milionë lekë ishin marrë më herët si depozitë.
Në shqyrtimin e çështjes, GJEDNJ vlerësoi se KPA kishte ndjekur një qasje mjaft formale, duke e trajtuar kontratën e shitjes si të vetmen provë të besueshme. Strasburgu vëren se nuk ishte marrë parasysh fakti që sipas ligjit vendas marrëveshja e depozitës nuk duhej domosdoshmërisht të ishte me shkrim, si dhe të dhënat për çmimet e tregut të pasurive në Korçë në atë periudhë.
Gjykata vuri në dukje gjithashtu se faktet që duhej të provoheshin kishin ndodhur rreth 20 vjet më parë, përpara miratimit të ligjit të vitit 2003 për deklarimin e pasurive, çka krijonte vështirësi shtesë për rindërtimin e provave dokumentare.
Në përfundim, GJEDNJ konstatoi se autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë arsye “relevante dhe të mjaftueshme” për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e Kosovës për respektimin e jetës private dhe se shkarkimi i tij ishte joproporcional me qëllimet legjitime të procesit të Vettingut.
Gjykata vlerësoi se, nëse Kosova e kërkon, do të ishte e përshtatshme që procedura e Vettingut të rihapej dhe çështja të rishqyrtohej në përputhje me kërkesat e nenit 8. Shqipëria duhet t’i paguajë Adnand Kosovës 6 mijë euro për dëm jomaterial dhe 5 mijë euro për kostot dhe shpenzimet e procedurës./Dosja.al
adnand kosova gjykata evropiane e të drejtave të njeriut strasburg gjednj
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:34
I.A
Ambulance
TIRANË- Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dj...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:10
E. D
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:09
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën pronari i magazin&...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:55
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posa&ccedi...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:26
E. D
pamjet nga grabitja
VLORË- Banorët e Orikumit, Dukatit dhe Kaninës kanë ngritur shqetësimin për një valë grabitjes...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 09:55
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë n&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 09:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvill...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 08:57
E. D
Zelal Selimi
ZVICËR- Një grabitje e armatosur në një piceri në Villmergen, në kantonin Aargau të Zvicrës, për ...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhersh...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro vetëm gjatë tetë muajv...